FAQJA E PARE KRYESORELAJMI I FUNDIT/ Florind Bardulla merr detyrën e re te Akademia Vllaznia

LAJMI I FUNDIT/ Florind Bardulla merr detyrën e re te Akademia Vllaznia

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Florind Bardulla është trajneri i ri i Vllaznia U-17. Gazeta “Shkodra Sport” mëson ekskluzivisht se ish-futbollisti shkodran do të marrë drejtimin e kësaj grupmoshe të Akademisë kuqeblu, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij, pas drejtimit të ekipit U-13 deri tani.

Vendimi vjen pas lëvizjeve të fundit në stafin teknik të Akademisë Vllaznia, ndërsa Bardullës i është besuar drejtimi i një prej ekipeve të rëndësishme të futbollit të moshave.

Madje, ai ka disa kohë që ka nisur punën me detyrën e re, ndërsa debutimin në pankinë do ta bëjë që nesër, në përballjen që Vllaznia U-17 do të luajë ndaj Teutës. #

Kështu, Florind Bardulla nis një aventurë të re në familjen kuqeblu, këtë herë me përgjegjësinë për të drejtuar dhe zhvilluar talentet e së ardhmes së Vllaznisë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments