Vllaznia i ka dhënë fund pasditen e sotme përgatitjeve për ndeshjen e rradhës me Partizanin dhe menjëherë pas kësaj seance ka marrë rrugën drejt kryeqytetit ku dhe do të kalojë mbrëmjen e pragndeshjes.
Risia e lojtarëve të grumbulluar për sfidën ndaj të kuqve është prania në listë e Simon Uldedajt. E kemi fjalën për Simonin, jo Sokolin i cili ka luajtur në shumë prej ndeshjeve të deritanishme dhe madje shënoi edhe gol në ndeshjen e kaluar ndaj Elbasanit.
Simoni është vëllai binjak i tij, i cili siç dihet është po ashtu 17 vjeç dhe verën që shkoi firmosi zyrtarisht kontratë me kuqeblutë. Ende nuk është e qartë nëse do të preferohet të luajë nga minuta e parë apo do jetë thjesht në pankinë, megjithatë e rëndësishme është që trajneri Laszlo i ka hedhur sytë edhe drejt tij.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


