FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBasania fiton 2-1 në miqësoren ndaj Veleçikut

Basania fiton 2-1 në miqësoren ndaj Veleçikut

Dy skuadrat e kategorisë së dytë, Veleçiku dhe Basania, kanë matur forcat me njëra- tjetrën në ndeshjen miqësore të luajtur pasditen e sotme në kompleksin sportiv “Vëllezërit Duli” në Koplik. Djemtë e drejtuar nga trajneri Arbër Shytani kanë fituar me rezultatin 2-1.

Duhet thënë se Basania ka luajtur më mirë në këtë miqësore, ka patur më shumë raste shënimi dhe ndoshta edhe rezultati do të kishte qenë më i thellë nëse sulmuesit e saj do të ishin treguar më të saktë para portës vendase.

Në pjesën e parë është shënuar vetëm një gol dhe ai mban për autor futbollistin Albert Mila. Në të dytën ndërkohë bushatasit kanë shënuar edhe një gol të dytë, këtë herë me autor Egzon Shimajn. Në minutat e fundit ndërkohë Arsen Banushaj ka shënuar një gol shumë të bukur për Veleçikun.

Përfundimisht 2-1 për Basanian, megjithatë pavarësisht rezultatit kjo miqësore u ka shërbyer trajnerëve Duli e Shytani për të parë se ku ndodhen me përgatitjet e tyre për sezonin e ri.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments