Altin Lala është menaxheri i Milot Rashicës. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare ka shpërthyer kundër Beshiktashit, që i ka kërkuar Rashicës largimin.
“Janë super amatorë, pasi vijnë tre ditë para se mbyllet afati kalimtar dhe na thonë të gjejmë ekip. Ka pasur kohë të mjaftueshme për të na informuar dhe për të shikuar ekipe tjera. Zgjidhja e kontratës mund të bëhej shumë lehtë. Kanë bërë zgjidhje të kontratave me disa lojtarë. Kanë paguar 50 % të pagës në letër, te Miloti as 10-15% i thonë të paguajnë.
Nëse dëshiron të heqësh lojtarin, nuk mundesh, prandaj nënshkruhen kontratat katër apo tre vjet. Është një sjellje skandaloze dhe mundohen nëpër mediat që i kanë të nxjerrin keq Milotin. Të gjithëve ua kanë paguar në gusht pagat, kurse Milotit ende nuk ia kanë paguar. Janë gjëra, me një fjalë pazar turqish.
Në Evropë është mbyllur, kanë mbetur edhe disa shtete. Miloti ka pasur nga Turqia, një ose dy oferta, por jo interesante. Mund të ndodh diçka ose të qëndrojmë. Në Arabi ka kohë, por edhe atje vendet janë të limituara. Të shohim me shpresë të ndodhi diçka”, u shpreh Lala për “Kohën”.


