Pas barazimit 1 – 1 me Skënderbeun në Korçë, java e 10-të në Abissnet Superiore, ka folur për mediat trajneri i Vllaznisë, Csaba Laszlo:
“Duhet të flas me ekipin. Kemi 3 ndeshje radhazi që zhvillojmë pjesë të para jo pozitive. Duhet të flisja me lojtarët për atë që bëm në pjesën e parë dhe t’i rikujtojë taktikën që kemi bërë para ndeshjes.
Duhet t’ia rikujtoja edhe para ndeshjes, që të bënim edhe një pjesë të parë të mirë. Nuk duhet të lëmë kaq shumë hapësirë kundërshtarit.
Kur erdha këtu, ndryshova taktikën. Kur luajmë në shtëpi, i bëjmë gjërat gati në perfeksion, por kur jemi jashtë, kemi më shumë respekt për kundërshtarin. Nuk ka rëndësi ku luajmë, jashtë apo brenda. Në këtë drejtim, ne duhet të punojmë më tepër”.


