FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIlir Kepa: Vllaznia urgjentisht duhet të rregullojë prapavijën

Ilir Kepa: Vllaznia urgjentisht duhet të rregullojë prapavijën

Ish- sulmuesi i Vllaznisë Ilir Kepa ka analizuar ecurinë e saj në këtë fillim- kampionati dhe është ndalur edhe tek problematikat që ajo ka hasur, duke u nisur nga arbitrimi dhe për të përfunduar tek gabimet në repartin e mbrojtjes. Për të gjitha këto ai ka folur për “Panorama Sport” ku është shprehur:

“Ndeshje me Partizanin ishte e hapur, me shumë episode dhe raste. Çdo rezultat ashtu siç e pashë unë do ishte i pranueshëm, pasi edhe Vllaznia krijoi shumë, por nuk mundi të finalizonte. Ndoshta me pak qetësi e ftohtësi do kishte mundur të marrë edhe pikët e plota. Por, ajo që më mbush pak me pozitivitet është niveli që tregoi skuadra, që krijoi dhe uroj të marrë frytet në javët e ardhshme.

Unë nuk jam ekspert i portë dhe as kam luajtur ndonjëherë portier, por në ndeshjen me Partizanin them se portieri i Vllaznisë reagoi pak me vonesë në golin e parë. Pavarësisht se gjuajtja e kundërshtarit ishte shumë e mirë. Porta dhe mbrojtja në përgjithësi kanë shfaqur luhatje në këtë fillim sezoni dhe duhet gjetur balanca e duhur. Sepse sa do të shënosh, kur pëson shumë është thuajse e pamundur të marrësh rezultate pozitive pastaj.

Vllaznia duhet të largojë vëmendjen nga gjërat jashtë fushe, pavarësisht se e thashë që ndikojnë. Por, të jetë e përqendruar vetëm tek loja, që do ketë edhe polemikat e saj. Besoj se me një rregullim të prapavijës dhe mënyrës si mbrohet ekipi, mund të marrë shumë më shumë pikë. Po ashtu qetësia para portave kundërshtare sepse rastet janë krijuar shumë dhe duhen finalizuar.

Sa i takon ndeshjes së rradhës në Laç, duhet një reagim dhe reagimi vjen vetëm me fitore dhe asgjë tjetër. Vllaznia besoj se këtë duel ka një objektiv të qartë që është fitorja. Në Laç nuk është e lehtë sepse edhe ata kanë një ekip simpatik me djemë të rinj. Por, kam besim se Vllaznia ia del dhe se do kthehet me pikët e plota nga kjo transfertë. Kjo në mënyrë që të krijojë edhe një lloj vazhdimësie rezultatesh pozitive”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments