7 pikë në 3 ndeshje dhe 2 përmbysje radhazi, ky është bilanci i Elbasanit me trajner Glen Dajën. Në sfidën e sotme, verdheblutë mposhtën në “Elbasan Arena” 2 – 1 Laçin.
Edhe pse bardhezinjtë nga kurbini shënuan të parët me Traore, minuta e 8-të, nuk mundën të ruanin dot epërsinë. Në minutën e 12-të, Mazari rivendosi ekuilibrat.
Përmbysja e madhe erdhi në pjesën e dytë, konkretisht minutën e 67-të, sërish Mazari. Me fitoren e radhës, Elbasani i Glend Dajës ngjitet në vendin e 4-të me 14 pikë, shumë pranë Dinamos së Ilir Dajës.


