FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREECURIA/ Vllaznia në keq se këtë sezon pas fazës së parë, vetëm...

ECURIA/ Vllaznia në keq se këtë sezon pas fazës së parë, vetëm kur ka rënë nga kategorria

Vllaznia e mbylli fazën e parë të kampionatit me vetëm 8 pikë të grumbulluara në 9 ndeshje dhe si rrjedhojë është e pozicionuar në vendin e parafundit të tabelës së renditjes. Një ecuri aspak e mirë dhe që vetë pjestarët e saj nuk e prisnin, por ky është realiteti aktual.

Po kur ka qenë më keq se kaq skuadra shkodrane? Gazeta “Shkodra Sport” duke iu referuar statistikave të saj konstaton se një ecuri më të keq ka patur vetëm në sezonin 2017-2018 kur dhe ra nga kategoria. Atë vit kuqeblutë pas 9 javësh kampionat kishin grumbulluar vetëm 6 pikë.

Për këtë arsye, ecuria e këtij sezoni është një sinjal se gjërat duhet të ndryshojnë shpejt për të mos e lënë situatën të precipitojë sepse me kalimin e javëve gara bëhet edhe më e vështirë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

ECURIA E VLLAZNISË PAS 9 JAVËSH KAMPIONAT:

2026-2027 8 pikë
2025-2026 19 pikë
2024-2025 14 pikë
2023-2024 12 pikë
2022-2023 14 pikë
2021-2022 13 pikë
2020-2021 19 pikë
2019-2020 15 pike
2018-2019 në kategorinë e parë
2017-2018 6 pikë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments