FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Sulmuesi shkodran Belajdi Pusi shënon golin e parë në Premier League...

VIDEO/ Sulmuesi shkodran Belajdi Pusi shënon golin e parë në Premier League të Rusisë

Sulmuesi shkodran Belajdi Pusi realizoi një gol mjaft të bukur dje me Fakel Voronesh. Ishte pikërisht Pusi që në fundin e pjesës së parë vulosi rezultatin përfundimtar 0-2.

Për Fakel Voronesh ishin 3 pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën. Ekipi rus mban vendin e fundit në renditje.

Për shkodranin ishte goli i parë në elitën e futbollit rus. Kujtojmë se 28-vjeçari luante me Vllazninë dhe Skënderbeun në Shqipëri, para se të vazhdonte karrierën në Azerbajxhan dhe më pas Rusi.

Goli i Belajdi Pusit: (VIDEO)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments