Ka përfunduar në barazim të bardhë 0-0 sfida Vora-Tirana, ndeshje që mbylli javën e 12-të të kampionatit Abissnet Superiore në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Sfida ka qenë e bukur dhe e luftuar, por nuk ka patur gola dhe për rrjedhojë as fitues.
Të dyja skuadrat kanë pasur mundësitë e veta, por nuk kanë arritur të finalizojnë si duhet rastet e krijuara. Mbyllet në barazim 0-0 sfida me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë.
Vora ngjitet në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Tirana shkon në kuotën e 16 pikëve në tabelën e klasifikimit.
VORA 0-0 TIRANA


