FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGvozdenoviç: Nuk jemi të kënaqur me 1 pikë, por as të mërzitur

Gvozdenoviç: Nuk jemi të kënaqur me 1 pikë, por as të mërzitur

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, analizoi barazimin 1 me 1 ndaj Laçit në transfertë, në duelin e vlefshëm për javën e parë të Superiores. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, ai deklaroi:

“Në 10 minutat e fundit, Laçi ishte më konkret. Koha ishte shumë e vështirë. Ne ishim mirë 80 minuta, pastaj ishim të lodhur, patëm problem edhe me Gjinin, ishte i bllokuar, ishim si me 10 lojtarë. Pas golit të parë, duhet të shënonim edhe të dytin, për të fituar ndeshjen. Laçi është kundërshtar i fortë në shtëpi. Nuk jemi të kënaqur me 1 pikë, por nuk jemi as të mërzitur.

Jam i kënaqur me ndërrimit, Mazari dhe Dialo kishin rritëm tjetër. Me aksionet e tyre mund të shënonim golin e dytë. Në pjesën e parë ishim statik në sulm. Laçi luante mirë në mbrojtje dhe ishte e vështirë për ne. Ishte ndeshje e fortë me pak raste nga të dyja krahët.

Është e vështirë, kemi shumë lojtarë të afruar në merkato, sot ishte ndeshje e parë e kampionatit. Jam i sigurt që jave pas jave do të bëjmë më mirë.

Ishim afër fitores së ndeshjes. 5 minuta nga fundi ishim në avantazh. Ky është futbolli, ne duhet ta pranojmë, nuk kemi tjetër rrugë, do të mendojmë për javën tjetër.

Çdo trajner nuk është i kënaqur kur i ikin lojtarët, kjo ishte situata, unë pranova. Gjatë verës firmosën lojtarë me cilësi, kemi nevojë për shumë kohë. Është një sfidë tjetër për mua, për të marrë më të mirën”, u shpreh Gvozdenoviç.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments