Monday, April 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKomiteti Ekzekutiv miraton emrin e Abdyl Kuriut si Drejtorin e ri Teknik...

Komiteti Ekzekutiv miraton emrin e Abdyl Kuriut si Drejtorin e ri Teknik i FSHF-së

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit zhvilloi këtë të hënë mbledhjen e radhës, në fokus të së cilës ishin vendimmarrje që lidhen me zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar.

Një nga vendimet e kësaj mbledhjeje ishte emërimi i Drejtorit të ri Teknik të FSHF-së, një pozicion kyç në drejtimin strategjik dhe zhvillimin afatgjatë të futbollit në vend.

Komiteti Ekzekutiv miratoi emrin e Abdyl Kuriut në detyrën e Drejtorit të ri Teknik të FSHF-së. Ish-anëtar për 16 vite në Komitetin Ekzekutiv, Kuriu sjell një përvojë të gjerë në fushën e futbollit, si edhe një kontribut të vyer në aspektin akademik dhe institucional.

Falë eksperiencës së tij shumëvjeçare dhe njohjes së thellë të strukturave të federatës, ai është konsideruar një profil i përshtatshëm për të adresuar sfidat dhe për të çuar përpara projektet zhvillimore të futbollit shqiptar.

Komiteti Ekzekutiv vlerësoi maksimalisht emrin e Abdyl Kuriut, duke e miratuar atë me votë unanime

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments