Monday, July 20, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREEKSKLUZIVE/ Florind Bardulla nis punë pranë Akademisë Vllaznia

EKSKLUZIVE/ Florind Bardulla nis punë pranë Akademisë Vllaznia

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Florind Bardulla ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë në pankinë. Nga sa mësohet nga burime të “Shkodra Sport”, ish-mesfushori i Vllaznisë do të nisë punë si trajner pranë Akademisë kuqeblu.

Gazeta mëson se do të marrë drejtimin e një prej grupmoshave më të rëndësishme në formimin e futbollistëve të rinj teksa do të punojë sëbashku me Safet Osjen me ekipin Vllaznia U11.

Bardulla vetë është një produkt i Akademisë së Vllaznisë dhe ka zhvilluar pjesën më të madhe të karrierës së tij me fanellën kuqeblu, ndërsa ka qenë edhe pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë.

Ky emërim vjen në kuadër të riorganizimit të stafit teknik të Akademisë së Vllaznisë për sezonin e ri futbollistik. Me eksperiencën e fituar si futbollist dhe lidhjen e fortë me klubin, Bardulla pritet të japë kontribut në zhvillimin e talenteve të rinj, duke transmetuar te brezi i ri vlerat dhe kulturën e Vllaznisë.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments