Monday, July 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL'Shpërthen' Pjerin Ndreu: Lojtarë më të pisët, nuk kisha parë!

‘Shpërthen’ Pjerin Ndreu: Lojtarë më të pisët, nuk kisha parë!

Spanja fitoi mbrëmjen e djeshme Botërorit 2026, duke mposhtur Argjentinën në finalen e madhe. Sfida e zhvilluar në stadiumin “MetLife”, përfundoi me shifrat 1-0 në favor të “Furisë së Kuqe”.

“Albiçelestet” ishin pothuajse inekzistentë, duke goditur portën vetëm pas minutës së 115-të. Mirëpo, loja fizike dhe e ashpër nuk mungoi nga ana e tyre, diçka që ka revoltuar kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreun.

“Lojtarë më të pisët e këto të Argjentinës, ka vite që s’kam parë”, shkruan Ndreu në rrjetet sociale. Duket qartë se loja “anti-sportive” e amerikano-jugorëve, s’i ka pëlqyer socialistit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments