FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREEKSKLUZIVE/ Burreli kontakton ish-zv/trajnerin e Vllaznisë pas dorëheqjes së trajnerit shkodran!

EKSKLUZIVE/ Burreli kontakton ish-zv/trajnerin e Vllaznisë pas dorëheqjes së trajnerit shkodran!

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Pas dorëheqjes së Samuel Nikajt nga drejtimi i Burrelit, klubi matjan ka nisur lëvizjet për të gjetur drejtuesin e ri të pankinës. “Shkodra Sport” ka mësuar ekskluzivisht se trajneri shkodran Ergi Borshi është kontaktuar nga Burreli, pas dorëheqjes së Samuel Nikajt nga drejtimi i skuadrës matjane.

Largimi i Nikajt ka krijuar një situatë të re te Burreli, ndërsa klubi po shqyrton disa alternativa për drejtimin teknik të ekipit. Në këtë kontekst, emri i Ergi Borshit ka dalë në skenë, me drejtuesit e skuadrës matjane që kanë bërë kontaktet e para me të. Borshi është një emër i njohur për futbollin shkodran, pasi deri pak kohë më parë ishte pjesë e stafit teknik të Vllaznisë.

Ai ka bashkëpunuar me skuadrën kuqeblu prej vitesh, ndërsa zhvillimet e fundit në klub kanë bërë që e ardhmja e tij të marrë drejtim të ri. Për momentin, bëhet fjalë për një interesim konkret ndaj teknikut shkodran, por ende nuk ka një marrëveshje të konfirmuar mes palëve. Për Borshin, një bashkëpunim i mundshëm me Burrelin do të përfaqësonte një eksperiencë të re në karrierën e tij si trajner.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kontaktet e para do të pasohen nga bisedime të mëtejshme dhe nëse palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët për të konkretizuar këtë mundësi.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments