Tuesday, April 28, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPresidenti i Vllaznisë 'thumbon' Elbasanin: Disa festojnë para kohe sepse nuk janë...

Presidenti i Vllaznisë ‘thumbon’ Elbasanin: Disa festojnë para kohe sepse nuk janë mësuar të jenë në krye

Elbasani i mori kreun e renditjes së Superiores skuadrës së Vllaznisë, pasi e mposhti 3-1 në shtëpi ekipin kuqeblu në një sfidë shumë të luftuar. Kjo ishte një fitore që solli festë te tifozeria verdheblu, e cila pushtoi rrugët e qytetit pas këtij suksesi.

Një festë për të cilën nuk ka ngurruar të thumbojë presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i cili me një postim në rrjetet sociale, ka dhënë një mesazh të qartë se ekipi i tij nuk është dorëzuar në luftën për titull.

POSTIMI I XHAFERIT

DISA FESTOJNË PARA KOHE…

…sepse nuk janë mësuar të jenë në krye.

Ne kuqeblutë dimë të presim…

dhe të godasim në momentin e duhur.

Sepse kjo është një skuadër që ngrihet.

Një qytet që nuk thyhet.

Dhe një rrugë që na çon drejt kreut .

Me ndihmën e Zotit… deri në fund.

Besojmë! Forca Vllaznia!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments