Tuesday, April 28, 2026
FAQJA E PARE ATLETIKEATLETIKË/ Vllaznia U18 shpallet kampione e Shqipërisë për të 18-tin vit me...

ATLETIKË/ Vllaznia U18 shpallet kampione e Shqipërisë për të 18-tin vit me rradhë

Pas suksesit të pak ditëve më parë me ekipin U16, Vllaznia e djemve në atletikë sot është shpallur kampione edhe me grupmoshën U18. Garat e këtij kampionati kombëtar janë zhvilluar në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” dhe janë dominuar nga atletët shkodranë që kanë fituar shumicën e garave të zhvilluara.

Kështu ka spikatur atleti Arijon Alibali i cili është shpallur kampion në dy disiplinat e shpejtësisë, pra në 100 dhe 200 metra duke u treguar më i shpejti nga të gjithë pjesmarrësit e tjerë në këto gara. Po ashtu në dy gara ka triumfuar edhe atleti tjetër i kuqebluve Andrea Nënshati që ka triumfuar në garat e 100 metrave me pengesa si dhe në kërcim së larti.

Po në dy gara ka triumfuar edhe atleti Sulejman Taka i cili është shpallur kampion në garën e kërcimit së gjati dhe po ashtu edhe në trehapësh. Ndërsa Damian Pohja ka triumfuar në garën e 400 metrave me pengesa duke u shpallur kampion, ndërsa Vllaznia si ekip ka triumfuar në stafetat 4×100 dhe 4×400 metra.

Në këtë mënyrë duke grumbulluar më shumë pikë se çdo ekip tjetër, Vllaznia U18 është kampione e Shqipërisë edhe për vitin 2026. Në fakt titulli i sivjetëm është i 18- ti rradhazi për të dhe kjo e tregon qartë vijueshmërinë e sukseseve të atletëve shkodranë të drejtuar nga trajnerët Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorian Tafa dhe Jetmir Jahaj.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments