Mbrëvmjen e djeshme do ta mbajë mend gjatëë. Nuk bëri as gol dhe ndonjë gjë të veçantë. Thjesht u rikthye të luante pas më tepër se 8 muajsh mungesë për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi. Lirim Kastrati mbrëmë është ndier i lumtur në maksimum dhe këtë e ka shprehur edhe përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale ku shkruan:
“253 ditë jashtë fushës… 253 ditë pritje, sakrificë, dhimbje dhe punë.
Sot, më në fund, u riktheva aty ku e kam zemrën në fushën e futbollit.
Faleminderit të gjithë atyre që më kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe. Ky është vetëm fillimi”.
Në momentin e aktivizimit, Kastrati ka marrë shumë duarttrokitje nga tifozët shkodranë dhe kjo e ka bërë atë të ndihet edhe më mirë. Rikthimi pas ndërhyrjes kirurgjikale që bëri në gjurin e tij të majtë tashmë është lënë pas dhe ai gati të japë më të mirën e tij për Vllazninë.
Por kuptohet që ende nuk është gati plotësisht sepse i duhet ende kohë të kapë ritmin dhe mbi të gjitha duhet bërë shumë kujdes që të mos ketë ndonjë problem sa i takon shëndetit të tij. Vllazniaa është e sigurtë se tashmë me Lirim Kastratin “ka filluar të bëhet me krahë”.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


