FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEZërat e merkatos e shihnin tek Shiroka, reagon Borshi: S’ka diçka të...

Zërat e merkatos e shihnin tek Shiroka, reagon Borshi: S’ka diçka të vërtetë, pres me qetësi

Shkruar nga Endri ÇINARI

Orët e fundit zërat e merkatos së trajnerëve taashmë kanë parë Ergi Borshin drejt pankinës së Shirokës. Duke parë që këta të fundit kanë larguar trajnerin Pablo Rios dhe ish-zëvendës trajneri i Vllaznisë do ishte një profil më shumë se interesant për të drejtuar skuadrën shkodrane. Por, këto zëra i ka hedhur poshtë 30-vjeçari në një prononcim të shkurtër për “Shkodra Sport”.

Borshi u shpreh duke thënë:”Nuk ka diçka të vërtetë mbi zërat që më shohin tek Shiroka, pavarësisht së kanë qarkulluar së fundmi.

Gëzoj respekt për çdo klub në Shkodër e jo vetëm, por nuk jam pranë firmës me Shirokën. Momentalisht po pres me qetësi e do marr një vendim për të ardhmen së shpejti”.

Kështu ka mbyllur prononcimin dhe reagimin e tij shkodrani, që tashmë duket se po lakohet në disa klube të ndryshme si një emër për të drejtuar në pankinë. Pavarësisht se një moshë të re, Borshi ka drejtuar më parë si trajner edhe Vllazninë U-21, teksa për disa sezone me rradhë ka kontribuar si zëvendës trajner tek Vllaznia në Superiore.

Duke akulumuar një eksperiencë të konsiderueshme, që do ishte e vlefshme për çdo skuadër që do afronte ish-mesfushorin shkodran.

Zërat e merkatos e shihnin tek Shiroka, reagon Borshi: S’ka diçka të vërtetë, pres me qetësi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments