Saturday, May 16, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGlen Daja tregon çelësin e suksesit përballë Vllaznisë: Udhëzimet 100% të Ilir...

Glen Daja tregon çelësin e suksesit përballë Vllaznisë: Udhëzimet 100% të Ilir Dajës, ai është i pari dhe vendos për çdo gjë!

Dinamo ka fituar përballë Vllaznisë mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e vlefshme për “Final Four” e kampionatit, Superiore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 0-2 në favor të kryeqytetasve. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Glen Daja, në mungesë të Ilir Dajës për arsye pezullimi.

“Para se ta filloj, dua të falëndëroj çunat. Kjo sepse kishim vetë dy ditë kohë pas finales së Kupës. Pjesa tjetër ishte ajo e mungesave duke filluar nga Aldo Teqja, por edhe Sali portieri tjetër. Gjithashtu Bruno Dita e filloi ndeshjen me injeksion, ashtu si Beqja. Mungonin Bregu, Andre Teixeira.

Falënderoj Kirin ka potencial të madh, e ka treguar që mund të bëhet një portier i madh. Ndeshjen e kishim përgatitur vetë me presing ofensiv, pasi jemi në Final Four, por edhe për shkak të mungesave. Donim të ishim edhe mbrapa në ekuilibër dhe të ishim cinikë përpara portës. Luajtëm me 5, krahu i kundërt duhej të mbyllej.

Të gjitha arsyet ishin nga pak, që të përgjigjeshim me 3-5-2 ndaj kundërshtarit. Mesfushorët e qendrës e dinin që do të ishin një kundër një. E kishim përgatitur build-up, sipas vendosjes së Vllaznisë. Krijuam rotacionë në mesfushë, për të krijuar hapësirë për sulmuesin tonë kryesor, Guindon. Malomo nga njëri krah ishte gjithmonë te gjysmë-hapësirat, ashtu edhe Nani. Shfrytëzuam shpejtësinë e këtyre të dyve.

Pjesën e parë na mungoi Berisha apo Malomo s’ishte në formë? Atëherë, siç e thashë. Normalisht që ishim të cunguar në zgjedhjen e formacionit për shkak mungesash. E zgjidhëm në këtë mënyrë, por në pjesën e parë bëmë gabim, duke kërkuar thellësinë te sulmuesit tanë. Duhet të luanim në krahun e kundërt, pasi kishte hapësira. Udhëzimet e Ilir Dajës 100%? Shpresoj që t’i kem zgjedhur 100% pasi ai është i pari dhe vendos për çdo gjë”, tha Glen Daja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments