Saturday, May 16, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE‘Shumë keqardhje për Vllazninë’, Berisha mesazh të qartë Ilir Dajës: S’kam luajtur...

‘Shumë keqardhje për Vllazninë’, Berisha mesazh të qartë Ilir Dajës: S’kam luajtur në pozicionin tim

Dinamo ka fituar përballë Vllaznisë mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e vlefshme për “Final Four” e kampionatit, Superiore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 0-2 në favor të kryeqytetasve. Pas këtij dueli ka folur edhe “Lojtari i Ndeshjes”, sulmuesi dinamovit Bernard Berisha. 

“Duhet t’i falënderoj të gjithë çunat për angazhimin, ishte një ndeshje shumë e mirë. Shumë keqardhje për Vllazninë, e humbën edhe ndeshjen, por ne duhet të luajmë futboll dhe të shkojmë përpara, të kënaqim publikun sepse për ata luajmë. Një ndeshje e organizuar mirë nga ne, të shohim përpara për ndeshjen e radhës.

Kemi gabuar gjatë sezonit dhe ndeshjeve të kaluara, kemi mundur të bënim më mirë. Ky është futbolli dhe fati. Ndoshta vitin tjetër do të përmirësohemi nga këto ndeshje që disa prej tyre duhet t’i fitonim. Ky është futbolli, shpresoj që të vazhdojmë kështu deri në fund.

Pak minuta për mua, ka gabuar stafi? Nuk mund ta them ka gabuar apo jo. Kemi edhe dy ndeshje, të luajmë fortë dhe më pas t’i shohim secili gabimet tona. Shpresoj që vendimet të jenë të duhurat.

Në vetvete, i bindur që meritoja më shumë minuta? Kjo pyetje duhet t’i bëhet profesor Dajës. Objektivat e klubit janë arritur, kemi edhe dy ndeshje. Do të kisha pasur më shumë hapësirë, për të luajtur në pozicionin tim, kam luajtur si sulmues i dytë, gjë që s’e kam bërë gjatë karrierës. 

Unë e kam karakterin, pavarësisht se kam një karrierë të suksesshme. Kam ardhur te Dinamo për shkak të presidentit Bardhi, kemi arritur një marrëveshje të mirë. Dëshira ime dhe e tij është që ta shpallim kampione Dinamon”, tha Berisha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments