Zv.trajneri i Vllaznisë, Ergi Borshi, u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 0 me 2 që kuqeblutë regjistruan ndaj Dinamos në “Air Albania”. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, Borshi deklaroi:
“Ndeshjen e kishim nën kontroll deri në momenti ne kartonit të kuq. Na mungoi pasi final, krosi final dhe finalizimi. Deri te kartoni i kuq ekipi nuk ishte keq. Mbas daljes u bë më e vështirë. E donim shumë fitoren, kemi punuar gjithë javën për të marrë fitoren. Edhe me 10 lojtarë u hodhëm, për të fituar. Ndeshja ka mbaruar, duhet të qetësohemi dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës.
Nga 3-5-2 që ishim, po shikonim që Dinamo po ndërtonte me 3, Ismajli po përparonte me top, për ti lënë 3 sulmuesët me 3 mbrojtësit. Na mungoi pasi final në 30 metrat e fundit, krosi dhe finalizimi.
E kishim përgatitur që ndeshjen do ta luanim me krosimet nga të dy krahët. Te kroset duhet të ishim më të qetë. Nuk duheshin vetëm krosime, por edhe thyerje në zonë. Duhet të ishim më efikasës. Kemi pasur vetëm krosime të larta, nuk kishim asnjë thyerje dhe asnjë krosim në gjysmëlartësi.
Mbrapa që jemi edhe më të qetë, mund të ulemi dhe të bisedojmë, që më mirë do ishte barazimi. Synimi jonë ishte fitorja, edhe për moralin, për lojtarët për ne, për tifozët. Ishte një hap kampioni që të çonte më afër kampionatit. Deri sa matematika na lejon, do t’i tentojmë të gjitha deri në fund.
Nuk kishim dendësi në zonë. Kishte një minutazh në pjesën e parë, ku ishim të avashtë dhe të lexueshëm nga kundërshtari. Po të gjenim golin, mund të ishim më të qetë dhe të shënonim golin e dytë. Mund të flasim deri nesër me në qoftë se, por tani jemi para një fakti të kryer, nuk ka vlerë”, deklaroi Ergi Borshi.


