Tifozët shkodranë prej shumë e shumë vitesh konsirohen si më të zjarrtit dhe këtë e kanë treguar me “vepra” teksa kanë mbushur stadiumin dhe pallatin e sportit.

Por në fakt, ato nuk kanë munguar edhe në sportet e tjera dhe sidomos tek çiklizmi. Kulmi ka qenë në vitet ’80, në vitet e arta të çiklizmit shkodran, falë klasit të lartë të vëllezërve Tafili, Brahim Sykës etj, të cilët nën drejtimin e trajnerëve Gani e Ruzhdi Muriqi, bënin “ligjin” tek ky sport.

Dhe tifozët shkodranë kanë qenë gjithnjë të pranishëm në vendmbërritjen e tyre, në sheshin kryesor të Parrucës, aty ku prej shumë e shumë vitesh mbyllen të gjitha garat që kanë destinacion Shkodrën.

Për ta vërtetuar më së miri këtë gjë, mjaftojnë këto foto të Paulin Palushit, fotografit të njohur që na i risjell pas 30 e sa vitesh dhe kupton gjithçka qartë.

Kur mbërrinte në finish treshja kuqeblu, “nuk kishte vend ku të hidhje konkrrën e mollës”, aq sa krijohej vetëm një koridor i ngushtë për të kaluar fituesi dhe vetëm kaq. Vite të arta, kampionë të mëdhenj, por edhe foto historike. Prandaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i themi: FALEMINDERIT PAULIN PALUSHI!
© shkodrasport.com