Mjafton kjo foto për të rikthyer nostalgjinë e futbollit të viteve ’80. Atëherë kur stadiumi “Vojo Kushi” është i stërmbushur me tiozë, atëherë kur në fushë kishte shumë emra të nderuar të Vllaznisë.

Duke nisur nga Ferid Rragami, Avenir Dani, Hysen Zmijani, Hysen Dedja, Viktor Briza, Fasli Fakja, Fatbardh Jera, Arjan Laçja, Kujtim Shaba etj, luanin me shpirt duke shfaqur talentin e tyre në fushat e blerta.

Kjo foto vlen për të treguar se sa e kanë dashur dhe mbështetur shkodranët Vllazninë. Tregon më së miri sa të rëndësishëm ishin këta futbollistë për tifozët e kësaj skuadre.

Që prej asaj kohe, stadiumi i Shkodrës është mbushur pak ose aspak. Vetëm në ndonjë rast të veçantë ka ndodhur që shkallët të jenë plot.

Ndoshta edhe ngaqë emra të tillë nuk i kanë ardhur më kësaj skuadre dhe këtij qyteti.
© shkodrasport.com