HomeKRYESOREArrihet 'paqja', Arna do të jetë sulmues i katërt i Interit

Arrihet ‘paqja’, Arna do të jetë sulmues i katërt i Interit

Le të rrimë kështu… Ky është përfundimi i takimit që ka pasur klubi i Interit me sulmuesin Marko Arnautoviç.

Pavarësisht se mediat një ditë më parë raportonin të kundërtën, sulmuesi austriak do të vazhdojë të qëndrojë te zikaltrit. Ai duket se ka pranuar që të jetë sulmuesi i katërt në hierarki pas Lautaros, Turamit dhe Taremit.

Në fakt nuk kishte shumë alternativa të tjera nisur nga fakti që i refuzoi të gjitha ofertat dhe dëmtimi ia pengoi bisedimet me palët e treta. Tashmë nuk është më i ri, dhe 35 vitet mbi shpatulla kanë filluar që të rëndojnë.

Arna e di mirë që ky është sezoni i fundit i tij në një klub të madh, por e sheh veten edhe si një personazh që ndihmon të rinjtë për t’u integruar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments