HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDisfatë zhgënjyese për Teutën e Edi Martinit, Elbasani i jep leksion me...

Disfatë zhgënjyese për Teutën e Edi Martinit, Elbasani i jep leksion me 3 gola

Elbasani mposhti Teutën me rezultatin e pastër 3-0 në duelin e vlefshëm për javën e dytë të Superiores, të zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Vendasit e trajnerit Bordin, ishin superiorë në fushë, duke mos e vënë në diskutim triumfin, përballë një Teute që prodhoi shumë pak për të shkuar te pika.

Supergoli i Dros në pjesën e parë dhe golat e Hilës dhe Arsen Kasës në pjesën e dytë, i dhuruar 3 pikët e parë në këtë sezon skuadrës verdheblu, që tashmë është ngjitur në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë Teuta ngelet 3 pikë.

hila goli

FOTO: F.HAZISLLARI

FT: ELBASANI – TEUTA 3-0

Dros 30′, Hila 48′, A.Kasa 78′

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments