HomeKRYESORERonaldo nuk e harron Real Madrid: “Isha i sigurt se po luaja...

Ronaldo nuk e harron Real Madrid: “Isha i sigurt se po luaja në klubin më të mirë në botë”

Cristiano Ronaldo dhe Real Madrid është një nga historitë më të bukura të futbollit. Ylli portugez ka fituar të paimagjinueshmen në “Bernabeu” me fanellën e bardhë dhe është gjithmonë mirënjohës.

Në ‘podcast’ e tij me legjendën e United, Rio Ferdinand, Ronaldo e cilësoi Real Madridin si klubin më të mirë në histori të futbollit. Ai e shprehu fuqimisht dashurinë për Los Blancos.

“Po, Real Madrid është klubi më i mirë në histori. E dua atë klub. Kam qenë i lumtur shumë me fanellën madrilene. Atje u shpalla golashënuesi më i mirë në histori të klubit, fituam katër herë Champions League”.

“Fillimet e mia? Asnjë problem, asnjë presion. E dija se do t’ia dilja mirë. Unë besoj në veten time. Përshtatja do kohën e vet, por isha 100% i sigurt se po luaja për klubin më të mirë në botë”.

I pyetur për largimin e shpejtë të Toni Kroos nga futbolli, Ronaldo e mbështeti ish-shokun e tij të skuadrës. “Varet si e sheh. Duhet ta respektojmë. Ai mund të luante edhe për disa vite më shumë, por është vendimi i tij dhe duhet ta respektojmë për atë që ka dhënë”./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments