Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në “Air Albania” një takim vendimtar për ecurinë e saj në Grupin B1 të Ligës ë Kombeve, Një fitore do ta bënte Shqipërinë një kandidate kryesore për të fituar grupin e ngjitur në Ligën A, përtej faktit që do ta afronte edhe me play-off të Botërorit 2026.

Trajneri Silvinjo ka vendosur që t’u besojë edhe për këtë ndeshje thuajse të gjithë emrave që kishte hedhur në fushë nga minuta e parë ndaj Ukrainës, duke rreshtuar ekipin në të njëjtën mënyrë si në ndeshjen me Pragën ku kuqezinjtë dhuruan një lojë shumë të mirë në të dyja fazat. Megjithatë, Arbër Hoxha e nis si tuitullar në vend të Laçit, i cili do të jetë në pankionë në këtë duel.

FORMACIONET ZYRTARE