Kohët e fundit është hedhur në Youtube një përmbledhje 10 minutëshe e ndeshjes Angli-Shqipëri, e luajtur në vitin 1989. Stadium i mbushur, 1 minutë heshtje, pastaj përmbledhja e pjesës së parë.

Më tepër se sa rezultati, ku Anglia fitoi 5-0, kjo ndeshje mbahet mend për dy episode të rralla dhe unike. Së pari, në këtë sfidë debutoi me ekipin kombëtar një portier që sapo kishte mbushur 17 vjeç.

Blendi Nallbani me praninë e tij theu rekordin, duke u bërë portieri më i ri që luante në ‘Wembley’ nga ekipet përfaqësuese. Së dyti, Demollari shënoi një supergol, por për habinë e të gjithëve, ky gol i është mohuar në mënyrë të padrejtë.

Video ku është edhe goli i Demollarit:

Për “Konica.al”, Sulejman Demollari e kujton kështu atë ndeshje: “Ekipet e mëdha, në një formë a tjetër, përkraheshin nga UEFA e FIFA, ishin, janë dhe do të mbeten edhe interesa të forta ekonomike. Imagjinoni, ne luanim në ‘Wembley’ dhe po rezistonim fort.

Nuk e mbaj mend, më duket se rezultati ishte 1-0 ose 2-0 për anglezët dhe shënojmë ne. Po festonim, mëse e ligjshme, kur kthehem nga anësori, kishte ngritur flamurin. Shkoj atje dhe mundohesha mos shpërthej. Ishte shumë e padrejtë.

Pyesni Doktor Lluka Heqimin se çfarë tha trajneri Bobby Robson… “Isha pranë të madhit Bobby Robson dhe e pyes pse u anulua goli i Demollarit, pasi me thënë të drejtën, ne në stol nuk e kuptuam…Robson më përgjigjet: Nëse do më ishte anuluar ai golmua, nuk e dise çfarë do të kisha bërë” – janë fjalët e Profesor Doktor Lluka Heqimit, atëherë mjek i Kombëtares.

Më poshtë është video origjinale e ndeshjes, përmbledhje e startit dhe e pjesës së parë: