HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEgnatia dhe Dinamo ndajnë nga një pikë në përballjen mes tyre

Egnatia dhe Dinamo ndajnë nga një pikë në përballjen mes tyre

Egnatia dhe Dinamo kanë ndarë pikët në një nga sfidat kryesore të kësaj jave në Superiore pas barazimit 1-1 në Rrogozhinë.

Ndeshja ishte mjaft e bukur në pjesën e parë ku nuk munguan rastet në të dy portat, por me rrjetat që u tundën nga Lushkja në një anë e Bregu në tjetrën vetëm falë penalltive.

Në fraksionin e dytë të lojës, një karton i kuq i shpejtë i Aleksit bëri që sfida të humbte pak shkëlqimin, pasi rrogozhinasit u mbrojtën me forca të shtuara, ndërsa blutë nuk dukeshin në gjendje të thumbonin para Dobjanit.

Kësisoj, të dy ekipet morën nga një pikë në këtë duel, që i bashkon për momentin me Partizanin në vendin e parë.

EGNATIA 1-1 DINAMO

20′ (p) Lushkja – 39′ (p) Bregu

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments