HomeKRYESOREJuventusi ndalet në shtëpi nga Parma, mbetet prapa nga pretendentët

Juventusi ndalet në shtëpi nga Parma, mbetet prapa nga pretendentët

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Parmas me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 10-të të Serie A.

Ndeshja nisi shumë keq për Zonjën e Vjetër, që pranuan gol që në minutën e tretë me Enrico Del Praton që shënoi për 1-0.

Por Juventusi arriti që të barazojë rezultatin në minutën e 31-të, kur Weston McKennie gjeti rrjetën për 1-1 me një gjuajtje me kokë.

Parma arriti të shkojë në pushim me epërsi, fal një goli nga kundërsulmi, ku Simon Sohm shënoi për 2-1.

Me të filluar pjesa e dytë, Francisco Conceicao asistoi te Timothy Weah që shënoi për 2-2.

Deri në fund Juventusi kërkoi fitoren, por nuk ia arriti duke marr barazimin e dytë me radhë në kampionat./Telegrafi/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments