Nedim Bajrami ësh të në periudhë përshtatjeje me skuadrën e re në karrierën e tij. Mesfushori me tipare sulmuesi po luan për Rejnxhërsin dhe duke folur përpara ndeshjes së radhës me Aberdinit (ekip ku ka luajtur Ramadani) është shprehur se ndihet mirë në Skoci. Ai tregon se çfarë ka ndryshuar nga koha e tij këtu dhe cili është pozicioni i preferuar në fushë, si edhe diferencat me futbollin italian.

Sa e rëndësishme është ndeshja kundër Aberdinit?

Mendoj se çdo ndeshje është e madhe për ne, çdo ndeshje është e rëndësishme. Ne e dimë se sa e rëndësishme është ndeshja kundër Aberdinit sepse ata janë ende të pamposhtur këtë sezon. Kështu që ne shkojmë atje dhe japim më të mirën dhe performancën tonë më të mirë ndonjëherë. Mendoj se kemi shumë lojtarë të rinj, ata duhet të përshtaten me ekipin. Edhe unë, jam i ri këtu, kështu që do të jetë një lojë e vështirë.


Çfarë keni bërë nga koha juaj në Rejnxhërs deri tani?

Më pëlqen shumë, kemi një ambient të mirë në dhomat e zhveshjes. Më pëlqen mënyra se si luajmë, trajneri, çfarë dëshiron nga skuadra. Është ndryshe futbolli skocez nga ai italian, por unë po përshtatem shumë shpejt këtu.


Si mendoni se ka evoluar skuadra që kur keni ardhur?

Kam ardhur këtu në Skoci sepse më pëlqen të luaj futboll sulmues dhe të fitoj çdo ndeshje, të fitoj trofe. Performanca ime këtu, mendoj se është e mirë, ndoshta për të shënuar disa gola dhe më shumë asistime për të ndihmuar ekipin. Unë luaj tani në krah, kështu që me Xhefte dhe Tom Laurence në numrin 10, më pëlqen të luaj me këta dy djem sepse ndihem shumë mirë në fushë dhe jashtë fushës.


Dëshironi të luani më shumë në qendër, apo jeni të lumtur që vazhdoni të luani për ekipin?

Ne po luajmë futboll… nuk është vetëm një pozicion. Duhet të luash një pozicion tjetër, por unë jam i lumtur edhe në krahun e majtë, sepse ka shumë rrotacion. Nuk qëndroj vetëm në krahun e majtë, ndaj më pëlqen ky pozicion.


Cilat janë ndryshimet më të mëdha me futbollin skocez në krahasim me ligat e tjera ku keni luajtur?

Kam luajtur pesë vitet e fundit në Itali dhe mendoj se atje është më shumë futboll taktik. Pra, në Skoci ata luajnë më shumë lart e poshtë, është më shpejt dhe mua më pëlqen kjo sepse ke më shumë hapësirë, mund të shënosh më shumë gola dhe kjo është ajo që më pëlqen.


A është loja këtu më fizike sesa jeni mësuar?

Po, kemi disa skuadra që janë vërtet fizike, janë të ndryshme se në Itali, por unë përpiqem të përshtatem dhe të jap maksimumin në çdo ndeshje.