Kjo foto i përket 10 viteve më parë në një ndeshje Vllaznia- Partizani. Protagonistë të saj janë ish- arbitri i FIFA-s Sokol Jareci, mesfushori i Vllaznisë Safet Osja dhe portieri i Partizanit në atë kohë Orges Shehi. Fotoja është shkrepur pas një vendimi të arbitrit që duket se nuk është pritur shkodranët që reagojnë përmes Osjes.

E shkëputëm këtë foto nga arkivi i “Shkodra Sport” sepse të tre personazhet e kësaj fotoje janë edhe sot aktiv tek futbolli.Sokol Jareci sot është “disenjatori” i arbitrave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Orges Shehi ndërkohë është emëruar në postin e trajnerit të parë tek ekipi i Skënderbeut ndërsa Safet Osja ka nisur punë si zëvendëstrajner tek Vllaznia.

Para 10 vitesh kanë qenë të tre aktivë në futbollin e luajtur, ndërsa sot janë sërish pranë futbollit por tashmë në pozicione të tjera. Dhe në fakt, më mirë se tek futbolli, ata nuk mund të shprehen kund tjetër.
© shkodrasport.com