Portieri Leon Pohls do të vijojë karrierën në Gjermani, ku ka firmosur me Tasmania Berlin, skuadër që militon në Regionalliga. Surpriza e madhe është se karriera e tij do të vazhdojë në kategorinë e katërt.
Për Pohls, kjo është hera e parë që aktivizohet në futbollin e të rriturve në Gjermani. Marrëveshja me klubin gjerman vjen pas ndërprerjes së kontratës me Vllazninë e Shkodrës, e cila u zgjidh në gusht.
Më parë, portieri kishte kaluar gjashtë vite e gjysmë te Shamrock Rovers në Irlandë, ku ishte pjesë e skuadrës për një periudhë të gjatë përpara aventurës në Shqipëri. Tashmë, Tasmania Berlin bëhet destinacioni i ri i gardianit, i cili synon të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij në futbollin gjerman.v


