Skandali ne KOKSh dhe Federaten Shqiptare te Notit. Pinjolli i familjes se mirenjohur te notareve Shestani, refuzohet te perfaqesoje Shqiperine ne Kampionatin Boteror.

Gabriel Brushtulli eshte nipi i ish- notarit kampion Mark Shastani. Ka lindur ne Itali por duke qene se ka patur ne gen notin qe ne moshen 6 vjecare ai eshte aktivizuar me kete sport duke arritur sukses dhe bere emer ne kete sport ne Itali.

Ai tashme eshte 17 vjeç dhe ka fituar disa trofe ndersa aktualisht eshte renditur ne vendin e trete ne Itali ne kampionatin kombetar te notit. Duke qene se ai ka nenshtetesi shqiptare, trajneri i tij i ka sugjeruar te perfaqesoje Shqiperine duke qene se Gabrieli i ka te gjitha rekordet dhe normat e tij jane me te larta se te gjithe notareve te tjere ne vendin tone.

Me deshiren, pasionin dhe krenarine per te ngritur lart flamurin shqiptar ai ka ardhur dy here ne Shqiperi, duke u prezantuar tek perfaqesuesit e Federates Shqiptare te Notit dhe KOKSh. Ndersa ka kerkuar zyrtarisht qe te jete perfaqesues i Shqiperise ne Olimpiaden Rinore qe u mbajt ne muajin tetor ne Buenos Aires por dhe tani qe mbahet kampionati boteror i notit ne Kine.

Megjithate ne asnje rast nuk ka patur ftese dhe kjo ka zhgenjyer sportistin e ri te talentuar por dhe trajnerin e tij i cili eshte i paqarte se perse Shqiperia preferon te prezantohet ne nivel amator ne bote kur ka nje notar i cili ka thyer rekorde dhe marre trofe ne vende qe kete sport e kane ne nivele shume me te larta sa i takon kushteve te stervitjes por dhe seriozitetit te kompeticioneve.

Gabriel Brushtulli se shpejti pritet te marre nenshtetesine italiane e atehere mund te behet pjese e kompeticioneve duke perfaqesuar Italine , ndersa Shqiperia vijon te kete sjellje klienteliste, korruptive dhe amatore duke humbur shanset per perfaqesim te denje vetem per shkak te interesave te ngushta.
© shkodrasport.com