FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREBesëlidhja mund 5-2 Sopotin, spikat Alidema me 'pokerin' e tij

Besëlidhja mund 5-2 Sopotin, spikat Alidema me ‘pokerin’ e tij

Besëlidhja ka arritur një fitore të thellë me rezultatin 5-2 ndaj Sopotit, në një takim ku protagonist absolut për skuadrën lezhjane ishte Alidema, i cili realizoi katër gola.

Ndeshja e lujatur ne Lezhe nisi me ritëm dhe me raste nga të dyja skuadrat, ndërsa miqtë nga Sopotit arritën të gjenin rrugën e rrjetës në minutën e 23-të me Aminu. Besëlidhja reagoi në minutën e 40-të, kur Alidema riktheu baraspeshën, duke mbyllur pjesën e parë në rezultatin 1-1.

Në fraksionin e dytë, skuadra lezhjane rriti ndjeshëm presionin dhe mori kontrollin e lojës. Alidema kaloi Besëlidhjen në avantazh në minutën e 55-të, ndërsa në minutën e 64-t shndërroi në gol një 11-metërsh, duke kompletuar tregolëshin personal.

Sulmuesi i skuadrës lezhjane nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 79-të realizoi edhe golin e katërt personal, duke vulosur një paraqitje të shkëlqyer dhe duke thelluar avantazhin e Besëlidhjes.Sopoti arriti të shënonte sërish në minutën e 76-të me Aminu, por kjo nuk mjaftoi për të ndryshuar rrjedhën e takimit. Në kohën shtesë, Akansase shënoi golin e pestë për Besëlidhjen, duke vulosur rezultatin përfundimtar 5-2.

Kjo ishte ndeshja e parë në shtëpi për Besëlidhjen nën drejtimin e trajnerit të ri, Mirel Josa, e cila u shoqërua me një fitore bindëse dhe një paraqitje të shkëlqyer të skuadrës lezhjane.Me këtë sukses, Besëlidhja shkon në kuotën e 11 pikëve, duke konfirmuar objektivin për t’u ngjitur në Superligë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments