FAQJA E PARE KRYESORELista e kombëtares U15 për dy miqësoret ndaj Malit të Zi, pjesë...

Lista e kombëtares U15 për dy miqësoret ndaj Malit të Zi, pjesë e saj edhe 5 futbollistë shkodranë

Trajneri i Kombëtares shqiptare U-15, Bledar Borova, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi, të programuara për t’u zhvilluar më 1 dhe 3 shtator. Pjesë e kësaj liste janë edhe tre futbollistë të Akademisë Vllaznia, pikërisht portieri Cen Amuli, mbrojtësit Enis Repaj dhe Sejdi Durraj dhe sulmuesi Rouen Dani. Po ashtu, pjesë e kombëtares është edhe portieri i ekipit tjetër shkodran Atletik Klub, Genis Mlloja.

Por përveç tyre, pjesë e kombëtares për këto dy ndeshje do jenë edhe dy shkodranë që luajnë në Itali dhe pikërishr Raian Guri dhe Alesio Paloka.

Në listën e teknikut kuqezi janë përfshirë 21 futbollistë. Kuqezinjtë e rinj do ta zhvillojnë takimin e parë më 1 shtator në Mal të Zi, në orën 17:00, ndërsa sfida e dytë do të luhet më 3 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në orën 11:00.

Këto dy përballje do t’i shërbejnë stafit teknik për të parë nga afër gjendjen dhe potencialin e futbollistëve, duke vijuar punën për formimin dhe zhvillimin e grupit të Kombëtares U-15.

Më poshtë lista e plotë me 21 lojtarët e grumbulluar:

Portierë:

Genis Mlloja, Cen Amulli, Jamarb Dudushi

Mbrojtës:

Ergi Syziu, Uvejs Kadriu, Alesio Paloka, Artion Biba, Enis Rrepaj, Sejdi Duraj, Gabriel Haka

Mesfushorë:

Deon Fehimi, Leon Ramaj, Brajan Hykollari, Gerald Qirjazi, Roger Mecja

Sulmues:

Patrik Shurdhaqi, Raian Guri, Ersan Senko, Rouen Dani, Savio Disha, Rei Muca

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments