Tuesday, July 7, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLI I FEMRAVENdryshime në stafin teknik të Vllaznisë së femrave. Ikën për arsye personale...

Ndryshime në stafin teknik të Vllaznisë së femrave. Ikën për arsye personale Paula Jaku, vjen Ardiola Raxhimi

Vllaznia e femrave ka nisur përgatitjet për ndeshjet europiane dhe pas disa ditësh stërvitje në Shkodër, tashmë ekipi është spostuar në Pukë. Qytet ku dhe po merren ngarkesat e duhura fizike, nisur edhe nga kushtet e duhura atmosferike që janë atje.

Por ajo që është vënë re, ka qenë një ndryshim në stafin teknik të kësaj skuadre. Kështu, Paula Jaku e cila ka mbajtur postin e zëvendëstrajneres, tashmë nuk do të jetë më në këtë pozicion. Ajo për shkak të disa angazhime personale, e ka patur të pamundur të jetë vazhdimisht pranë Vllaznisë dhe si rrjedhojë në bisedime edhe me presidentin Matija ka kërkuar mirëkuptimin e tij për t’u tërhequr nga detyra që kryente.

Kuptohet që edhe numri 1 i klubit nuk ka mundur ta pengonte, por njëkohësisht ai është vënë menjëherë në lëvizje dhe si rrjedhojë ka gjetur zëvendësuesen e saj. Në fakt është një emër i njohur për këtë skuadër, ish- portierja e Vllaznisë Ardiola Raxhimi.

Ajo tashmë ka nisur punë duke plotësuar stafin teknik bashkë me trajnerin e parë Nikolin Leka, trajnerin e portierëve Fabjol Rexhepi dhe video- analistin Oliver Matija. Raxhimi pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, është diplomuar me licensën e trajneres dhe tashmë ka nisur të punojë pranë ekipit të saj të zemrës, me të cilin ka fituar shumë trofe si lojtare.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments