Jose Mourinho nuk kishte shumë fjalë për gazetarët një ditë pas shkarkimit të tij nga Manchester United.

55-vjeçari është shkarkuar nga klubi i Old Trafford ditën e martë pas dy viteve e gjysmë, ndërsa Ole Gunnar Solskjaer është emëruar si trajneri i përkohshëm 24 orë më vonë.

Dh teksa e gjithë bota e futbollit ka qenë duke diskutuar për të ardhmen e Mourinho-s, trajneri i larguar nuk donte t’i bënte publike planet personale pasi ka thyer heshtjen pas shkarkimit.

Pasi po ndiqej nga pjesëtarë të medies teksa po largohej nga shtëpia e tij në Londër, Mourinho është përgjigjur duke thënë: “Më lini të eci. Nuk kam asgjë për të thënë.”/telesport/