Lionel Messi ka dalë kundër transferimit te mundshëm te ish-mbrojtësit te Real Madridit, Pepe.Besiktas dhe mbrojtësi portugez duket se kanë vendosur t’i ndajnë rrugët për shkak të krizës financiare që e ka kapluar klubin turk.

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi, dhe Pepe është në mesin e disa emrave që mund të transferohen gjatë muajit janar në “Camp Nou”.

Por, “Don Balon” shkruan se ylli i ‘Blaugranave’, Lionel Messi ka vënë veton kundër planeve të Barcelonës që të sjellë në skuadër ish-mbrojtësin eReal Madridit, Pepe.

Messi nuk dëshiron të luajë në një skuadër më një ish-lojtar të rivalëve kryesor të Barcelonës.