Friday, July 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELajm jo pozitiv nga Kosova për Vllazninë / Sfida e kthimit në...

Lajm jo pozitiv nga Kosova për Vllazninë / Sfida e kthimit në një impiant problematik

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Ndeshja e kthimit mes Malishevës dhe Vllaznisë do të luhet më 15 korrik, ditën e mërkurë, në orën 16:30. ishte deklaruar fillimisht për në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, por përballja do të zhvillohet në Hajvali, në periferi të Prishtinës, në “Kampin Nacional”, një impiant që ende nuk është në kushtet optimale dhe që ka ngritur pikëpyetje për organizimin e kësaj sfide europiane.

Përveç orarit aspak të favorshëm në mesditën e nxehtë të korrikut, shkodranët do të përballen edhe me një ambient jo tipik për ndeshje të këtij niveli. Vllaznia do të kërkojë kualifikimin pas duelit të parë në “Loro Boriçi”, ndërsa kushtet në Hajvali pritet të jenë një tjetër vështirësi për ekipin kuqeblu.

Për Vllazninë kjo sfidë do të jetë një test jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në menaxhimin e një atmosfere të pazakontë për një ndeshje europiane, ku kushtet e fushës dhe temperaturat e larta mund të ndikojnë në ritmin e lojës.

Megjithatë, skuadra shkodrane udhëton drejt Kosovës me objektivin e vetëm për të mbrojtur avantazhin dhe për të siguruar kalimin në raundin tjetër të Conference League, pavarësisht vështirësive jashtë fushës.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments