Friday, July 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDebutimi europian për Sokol Uldedajn, talenti 17-vjeçar jep sinjale pozitive për Vllazninë

Debutimi europian për Sokol Uldedajn, talenti 17-vjeçar jep sinjale pozitive për Vllazninë

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Një nga momentet më të bukura të fitores 2-1 të Vllaznisë ndaj Malishevës ishte edhe debutimi i talentit të Akademisë, Sokol Uldedaj. Sulmuesi i krahut u hodh në fushë në minutat e fundit, duke regjistruar ndeshjen e tij të parë me ekipin e parë në një kompeticion europian.

Vetëm 17 vjeç e 153 ditë, Uldedaj tregoi personalitet dhe nuk hezitoi të kërkonte topin. Edhe pse në dy raste u nxitua në vendimmarrje, ai shfaqi shpejtësinë, guximin dhe cilësitë teknike që e kanë bërë një nga futbollistët më premtues të Akademisë kuqeblu.

Debutimi në skenën europiane përbën një hap të rëndësishëm në karrierën e tij dhe një sinjal të qartë se Vllaznia vazhdon t’u besojë talenteve të dala nga akademia. Për Sokol Uldedajn, ky është vetëm fillimi i një rruge që premton shumë.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments