FAQJA E PARE KRYESORETre gola në 18 minuta për sulmuesin me origjinë nga Puka në...

Tre gola në 18 minuta për sulmuesin me origjinë nga Puka në ndeshjen e Seria B. Shpendi vijon të bindë me paraqitjet e tij

Cristian Shpendi vazhdon të shënojë dhe duket se nuk ka ndër mend të ndalet. Sot, sulmuesi ka treguar përsëri sa vlen dhe se ndoshta trajneri Rolando Maran duhet t’i japë më shumë mundësi se sa i ka ofruar deri tani në radhët e Shqipërisë. Këtë herë 23-vjeçari u bë protagonist absolut në fitoren 5-1 të Cesenës ndaj Ascolit, java e 13-të e Serie B duke shënuar plot 3 gola.

23 vjeçari shënoi të tretin e takimit në minutën e 69-të, shërbyer saktë nga Caprini, ndërsa të katërtin e sistemon vetë në minutën e 84-të. Vetëm tre minuta më vonë, sulmuesi kompleton shfaqjen duke kapitulluar kundërshtarin me performancë për t’u admiruar.

Me këtë tregolësh, sulmuesi me origjinë nga Puka Cristian Shpendi shkoi në kuotën e 12 golave të shënuar në vetëm 13 ndeshje. Kështu, ai barazoi sezonin e kaluar kur kishte realizuar të njëjtën shifër golash, por për 37 ndeshje të luajtura.

Faqja e njohur “Sofascore” ndërkohë ee ka vlerësuar me notën maksimale yllit të Shqipërisë. 10 për Shpendin që po jeton sezonin më të mirë në nivelin personal. Shenja që vërtetojnë se në ftesën e ardhshme të Kombëtares, nuk do të jetë thjesht një lojtar më shumë, por edhe me peshë në ndikimin që do të ketë kur të marrë minutat në këmbë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments