HomeKRYESOREALMANAK/ Sot 85 vjetori i lindjes së legjenës së basketbollit Renato Radoja

ALMANAK/ Sot 85 vjetori i lindjes së legjenës së basketbollit Renato Radoja

Nga Gjergj KOLA

Kur flasim për basketbollin shkodran dhe atë shqiptar, kurrsesi nuk mund të anashkalosh një emër, atë të Renato Radojës, legjendës së tij këtij. Për personazhin e këtij shkrimi sot është një ditë e veçantë sepse ai feston 85 vjetorin e lindjes dhe me këtë rast, gazeta “Shkodra Sport” i uron atij edhe 100 vite të tjera të lumtura!

I datëlindjes 31 tetor 1939, Mjeshtri Radoja padyshim qe eshte nje nga emrat me te shquar ne historine e basketbollit shkodran dhe atij shqiptar.

Ai per 66 vjet që në një mënyrë ose tjetër nuk e ka lëshuar topin e basketbollit prej duarve, ndoshta qysh më 1954 ose 1955, kur “pionierit” Renato Radoja, një njeri me emrin Ernest Halepiani, për çudi një futbollist i mirënjohur, e po kaq dhe trajner e instruktor i shquar i edukatës fizike e sporteve me një kontribut të përmasave, i ka treguar djaloshit në të largëtin vit 1953 e 1954, “ABC-në e basketbollit”.

Nuk mund të ketë në historinë e sportit shqiptar një të dytë si Radoja, i cili për 66 vjet nuk i është ndarë fushës së basketbollit dhe i cili nuk e ka lëshuar prej duarve topin e basketbollit.

Renato Radoja nuk është bërë sportist. Ai ka lindur sportist. I përkryer ai u bë vetë. Brezi i ri me siguri nuk e di se në Shqipëri një njeri me emrin Renato Radoja, është i pari i cili e ka shndërruar lojën me topin e basketbollit në art.

Askush tjetër para tij nuk ka mundur ta bëjë një gjë të tillë. Dhe kur e bëri ai, atëherë të gjithë vrapuan mbas tij, ta imitonin, t’ia “vidhnin” artin, t’ia përvetësonin, në fund të fundit, të nxitonin për të shkuar mbas tij. Ai nuk u trondit kësisoj. Me zemërgjërsi ai ua blatoi atyre artin e tij.

Diçka rreth të 180 centimetrave shtatlartësi, Radoja nuk qe as i vogël e as shtatshkurtër. Muskujt i tij kanë qenë të zgjatueshem tejet, falë një elaticiteti të papamë, mbi të cilën mbahej një shpejtësi marramendëse jo vetëm e vrapimit dhe e driblimit, por dhe e gjuajtjes së menjëhershme nga çdo pozicion, e larmisë së saj të pafund, një lloj shpejtësie e një sinkronizimi të jashtzakonshëm, një shpejtësi e vendimit, e realizimit, shpejtësi e befasisë dhe e krijimit.

Renato Radoja ka qenë Numri 1 i basketbollit shqiptar për gati 15 vjet dhe e pakta për një dekadë ai nuk mund të zëvëndësohej prej askuj.
Brezi i ri nuk e di që Renato Radoja është shpallur nga një juri ndërkombëtare si “basketbollisti më i mirë” i Kampionatit Ballkanik të Basketbollit, i vetmi Kampionat kësisoji i zhvilluar në Tiranë, më 1965.

Radoja ka qenë edhe Kampion i Shqipërisë me tre klubet më të mëdhenj të basketbollit shqiptar, 17 Nëntorin e Tiranës, Partizanin dhe Vllazninë e Shkodrës, të cilën ai e bëri për herë të parë Kampione të Shqipërisë. Per te gjitha keto suksese ai ka marre shume tituj e nderime, por te gjitha i ka merituar sepse Renato Radoja eshte emblema e basketbollit shkodran dhe atij shqiptar./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments