HomeKRYESORENjë futbollist portugez mbërrin në Shqipëri për testet mjekësore, gati për t'iu...

Një futbollist portugez mbërrin në Shqipëri për testet mjekësore, gati për t’iu bashkuar skuadrës kryeqytetase

Carlos Daniel do të zbarkojë ditën e nesërme në Shqipëri, ku do t’u nështrohet vizitave mjekësore. Mesfushori do t’i bashkohet Tiranës për pjesën e dytë të sezonit, me palët që kanë arritur marrëveshjen mes tyre.

30-vjeçari do të jetë një “armë” plus për Gugash Maganin, i cili përveç mefushës, mund të përshtatet edhe në krahët e sulmit. Portugezi ka një karrierë të gjatë në Portugali, teksa së fundmi ishte pjesë e Maritimo, ekip që militon në kategorinë e dytë në Portugali.

Për Daniel Superiorja do të jetë eksperienca e tij e 2-të jashtë Portugalisë, teksa në të kaluarën ka provuar të luajë edhe në Poloni./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments