HomeKRYESORENuk ka qetësi për Barçën, dorëhiqet zëvendëspresidenti Juli Guiu

Nuk ka qetësi për Barçën, dorëhiqet zëvendëspresidenti Juli Guiu

Për Barcelonën nuk ka qetësi. Pas mbylljes së çështjes “Olmo dhe Viktor” është ndezur një tjetër vatër në klub. Mësohet se ditën e djeshme është dorëhequr zëvendëspresidenti Juli Guiu.

Ky i fundit, i cili ishte edhe përgjegjës i marketingut, i ka komunikuar vendimin Johan Laportës ditën e djeshme. Mësohet se shkaku ka qenë përjashtimi që i ka bërë klubi personit në fjalë nga negociatat që janë bërë me “Nike” për të të zgjatur bashkëpunimin deri më 2038.

Guiu është anëtari i tretë i bordit drejtues të Barçës që jep dorëheqjen që prej 2021-it. Jordi Llauradó u largua në 2023 ndërsa Eduard Romeu u largua vitin e kaluar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments