HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETjetër shqetësim për Vllazninë, mesfushori titullar rishfaq probleme

Tjetër shqetësim për Vllazninë, mesfushori titullar rishfaq probleme

Nga Endri ÇINARI

Dëmtimet duket se janë një problem tek Vllaznia edhe në vitin 2025. Shkodranët që vuajtën shumë në pjesën e parë të sezonit me mbi 11 futbollistë të dëmtuar, po vuajnë edhe në fillimin e këtij viti. Kjo pasi në ndeshjen e fundit të zhvilluar në kupë kundër Besës, ku kuqeblutë triumfuan me rezultatin 1-0 pas 30 minutave të shtesë, nga fusha doli i dëmtuar Klinti Qato.

Mesfushori që u paraqit si titullar në ndeshjen ndaj kavajase, u detyrua të dilte nga fusha në minutën e 35-të. Duke i lënë vendin e tij Deliut, i cili e niste ndeshjen nga stoli. Kjo pasi futbollisti nga Kuçova ndjeu dhembje në pjesën e pasme të kofshës, duke e pasur të pamundur për të vijuar takimin.

E me patjetër për të mos rrezikuar më shumë gjendjen e tij, stafi vendosi të nxirrte nga fusha 27-vjeçarin. Nga sa mëson gazeta, dëmtimi është i ripërsëritur për ish-futbollistin e Laçit. I cili pati një ndalesë edhe në fundin e vitit 2024 për një problem të njëjtë fizik. E ndërsa sot priten edhe ekzaminime më të detajuara për Qaton nga ana e mjekëve të Vllaznisë.

Kjo për të kontrolluar në detaje gjendjen e shtatshkurtërit. Qato u afrua në merkaton e verës së shkuar në rradhët e Vllaznisë. Ku fitoi menjëherë një vend në formacion, duke spikatur me grintën dhe karakterin e tij luftarak. Me kuqeblutë po ashtu ai ka gjetur edhe një herë rrjetën këtë sezon, në fitoren 3-1 të Vllaznisë kundër Egnatias në fazën e parë./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments