Nje lajm i mire per Vllaznine e basketbollit te meshkujve ka mberritur diten e sotme. Me ekipin eshte bashkuar edhe basketbollisti shkodran Veton Gjeçaj. Ky i fundit vjen i huazuar deri ne fund te sezonit nga Bashkimi i Prizrenit, skuader me te cilen eshte nen kontrate prej disa muajsh.

Lajmin e ka bere te ditur vete Shoqata e Basketbollit Vllaznia permes faqes se saj kur shkruan:

“Veton Gjeçaj rikthehet te Vllaznia!

Me marrëveshje huazimi nga Bashkimi, Veton Gjeçaj do të jetë pjesë e ekipit tonë deri në fund të sezonit. Jemi të lumtur që e shohim sërish me fanellën e Vllaznisë dhe presim kontributin e tij në sfidat që na presin!

Bashkë për të dhënë maksimumin! Faleminderit ekipit të Bashkimit për bashkëpunimin”.