HomeKRYESOREALMANAK/ Sot ditëlindja e Anila Egerçit, kampiones dhe rekordmenes së notit shkodran

ALMANAK/ Sot ditëlindja e Anila Egerçit, kampiones dhe rekordmenes së notit shkodran

Nga Gjergj KOLA

Në Shkodër thuajse të gjitha sportet në historinë 106 vjeçare të Vllaznisë, kanë qenë elitare në periudha të ndryshme dhe kanë nxjerrë nga rradhët e tyre sportistë që i kanë bërë nder jo vetëm këtij qyteti, por edhe Shqipërisë.

Dhe nje nder sportet me te suksesshem, padyshim qe ka qene edhe ai i notit. Pjese e tij kane qene sportiste e trajnere qe kane lene gjurme me sukseset e tyre ne vite dhe ne fakt numri i tyre per fat te mire eshte i madh.

Por sot do te ndalemi tek njera prej tyre, Anila Egerçi. Kjo ngaqe pikerisht sot ajo ka ditelindjen. Feston 53 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj, i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Ajo ka lindur ne Shkoder me 13 shkurt 1972 dhe me sportin e notit do te angazhohej qe ne moshe te vogel, teksa menjehere do te spikase per talentin e saj duke nisur shpejt te shkruaje emrin e saj me germa te arta ne historine e ketij sporti.

Anila Egerçi do te behej shume shpejt nje emer i dashur per te gjithe sepse eshte kampione dhe rekordmene e padiskutueshme ne garat e 100 dhe 200 metrave stil i lire ne vitet 1985-1990. Po ashtu ajo ka marre pjese edhe ne shume gara te gjate si dhe maratone, teksa nuk i kane munguar rezultatet.

Ka fituar titullin “Mjeshtre Sporti” ne baze te rezultateve te larta te arritura. Ka vijuar te beje sport deri ne fillimin e viteve ’90, duke thyer gjate kesaj periudhe nje numer shume te madh rekordesh dhe titujsh kampione.

Nderkohe ne vitin 2019, ne kuadrin e festimeve te 100 vjetorit te Vllaznia, Anila Egerçi eshte vleresuar nga Bashkia Shkoder dhe Sk Vllaznia me titullin “Mirenjohje” si “notarja e shekullit”.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments