HomeFUTBOLLKATEGORIA E TRETEHumbja ndaj 'Partizanit B' nuk i dekurajon, KF Shiroka: Do vazhdojmë të...

Humbja ndaj ‘Partizanit B’ nuk i dekurajon, KF Shiroka: Do vazhdojmë të punojmë fort për të arritur objektivat tona

Pavaresisht deshires, impenjimit dhe sakrifices se bere pergjate 90 minutave te ndeshjes, futbollistet e KF Shiroka nuk ia kane dale te marrin rezultatin qe deshiron ne perballjen shume te rendesishme ndaj Partizanit B, ne sfiden e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Perballe nje kundershtari i cili çuditerisht me rregulloret jo shume te qarta te FSHF, kishte ne loje edhe lojtaret e ekipit te pare si Taipi e Janjeva qe jane te pezulluar nga Disiplina, djemte e drejtuar nga trajneri Matias Tatangelo jane mundur te bejne me te miren e tyre. Kane patur edhe jo pak raste shenimi, por te pakonkretizuara.

Nga ana tjeter, te kuqte kane shfrytezuar nje aftesi te Gjelbrim Taipit ne ekzekutimin e nje goditje standarte dhe kane shenuar golin e vetem te ndeshjes duke fituar ne kete menyre me rezultatin e ngushte 1-0. Me kete fitore, Partizani B ngjitet ne kuoten e 17 pikeve dhe kryeson i vetem renditjen.

Pas tij eshte Eagle Football me nje pike me pak, ndersa ne vend te trete eshte Bulqiza me 14 pike, ndersa KF Shiroka ka zbritur ne vendin e katert me 13 pike. Megjithate futbollistet dhe drejtuesit e kesaj skuadre jane te vendosur per ta provuar deri ne fund arritjen e objektivit te tyre, ngjitjen nje kategori me lart.

Ajo qe duhet permendur tek ndeshja e fundit ndaj Partizani B eshte edhe atmosfera shume e bukur e krijuar nga tifozeria e kesaj skuadre dhe jo me kot klubi i ka falenderuar ata permes nje postimi ku shkruhet: “Faleminderit tifozëve tanë për mbështetjen e pafund! Edhe pse rezultati nuk ishte ashtu siç dëshironim, do të vazhdojmë të punojmë fort për të arritur objektivat tona. Bashkë do të arrijmë më shumë!”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments